Zgjidhje sigurie
Mbrojtje nga viruset dhe kriptotrojanët
Siç lexohet gjithnjë e më shpesh në media, kompanitë lidhin sigurime kundër sulmeve të hakerëve, por çfarë ndihmon një sigurim që të rimbursojë vetëm një pjesë të fitimit të humbur, ndërkohë që biznesi ndalon.
Reputacioni i mirë i kompanisë suaj në një rast të tillë është shkatërruar, kujdesuni siç duhet paraprakisht.
Ju ofrojmë një kombinim të firewall-it dhe skanerit të viruseve për të garantuar mbrojtjen sa më të mirë të mundshme.
Video-survejim
Parandalim i vandalizmit dhe i vjedhjeve . . .
A keni pasur ndonjëherë dëme në lokalin ose dyqanin tuaj, apo janë dëmtuar sende? Këtu do të gjeni zgjidhjen për parandalim dhe për sigurimin e provave.
Sistem qasjeje
Një sistem qasjeje që është i disponueshëm si online ashtu edhe offline. Ky sistem ofron mundësinë e përdorimit të kartave të qasjes ose të të ashtuquajturave tag-e. Këto mund të ofrojnë qasje sipas grupeve dhe të kontrolluar në kohë.
Për zgjidhjen online nevojitet vetëm mbulim GSM, pavarësisht nga operatori i telefonisë celulare. Gjithashtu nuk nevojitet ushqim shtesë me energji elektrike në dyer, kështu që instalimi i mëvonshëm është i mundur në çdo kohë.